Reforma territoriale/ Çuçi, Cani e Fino: Decentralizimi fiskal të realizohet brenda vitit

Ministri Çuçi u shpreh të premten se decentralizimi fiskal është mjaft i rëndësishëm pas miratimit të ndarjes së re territoriale me 61 bashki, ndërsa shtoi se vendi ynë tashmë e ka eksperiencën dhe mbështetjen e duhur të ndërkombëtarëve për të arritur në konsolidimin fiskal. Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, kreu i komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Bashkim Fino dhe përfaqësues të USAID-it zhvilluan të premten një tryezë të përbashkët me temë “Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal”. Për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, decentralizimin fiskal duhet të realizohet brenda vitit 2015. Ministri Cani nënvizoi se me këtë decentralizim fiskal, shumë nga problemet ekzistuese, nuk do të jenë më kosto për qeverinë dhe shtetin shqiptar. Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Bashkim Fino, tha se ndarja e re e vendit nuk ka vlerë pa ndryshimin e ligjit për organizimin e pushtetit vendor. Kjo, pasi sipas tij, pushteti vendor nuk realizon kompetencat e caktuara pikërisht nga ky ligjt, ndërsa shtoi se procesi i decentralizimit fiskal është një e mirë si për të majtët ashtu edhe për të djathtët.
L.V
Add new comment