Apeli/ Rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj Fullanit më 15 shtator

Gjatë një seance në Gjykatën e Apelit është vendosur që rivlerësimi për e masën e sigurisë ndaj ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, të zhvillohet ditën e hënë, me 15 shtator, ora 12:00. Burime nga Gjykata e Aeplit bënë të ditur për ATSH-në se trupa gjyqësore e ngarkuar për këtë çështje perbehet nga Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. Fullani u arrestua të premten e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e shkalles se parë mori parasysh kërkesën e Prokurorit të çështjes duke pranuar kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg”. Avokati mbrojtës i Ardian Fullanit, Maksim Haxhia, vlerësoi si jo të ligjshem këtë vendim, ndërsa bëri të ditur për mediat se do të apelonte vendimin.
http://www.ata.gov.al/apeli-rivleresimi-i-mases-se-sigurise-ndaj-fullani...
Add new comment