Shkëlqim Cani: Stabiliteti financiar nuk varet nga një individ, është i sigurt edhe pas situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:41

“Stabiliteti financiar është i sigurt edhe pas situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë”. Deklarata është bërë nga ministri i Financave Shkëlqim Cani mesditën e së premtes. Lidhur me arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani, Cani theksoi se stabiliteti financiar nuk varet nga një individ i vetëm. 

Ndërkohë zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të bëjnë të njohura javën e ardhshme në Tiranë konkluzionet e negociatave me qeverinë shqiptare në lidhje me situatën ekonomike dhe financiare të vendit. Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jeinc Reinke, gjatë një konference mbi situatën ekonomike-financiare të vendit dhe zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë nisur konsultimet në lidhje me Buxhetin e Shtetit për vitin 2015. FMN asiston financat shqiptare i ftuar nga qeveria pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ndërkohë që bashkë me Qeverinë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar edhe me paketa asistence financiare.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.