24 ushtarakë shqiptarë të shkollës së kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey marrin diplomat

Postuar në 12 Shtator, 2014 08:32

24 oficerë përfunduan programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey në SHBA. Të premten u zhvillua dhe ceremonia e diplomimit të tyre. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu, komandanti i Gardës së New Jersey, gjeneral brigade Michael Cunniff, gjeneralë dhe drejtorë të drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, atashe ushtarakë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të Zyrës së ODC dhe CUBIC, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve të diplomuar etj. Oficerët e sapodiplomuar u përshëndetën nga të gjithë zyrtarët e lartë. Në përfundim të kësaj ceremonie nëntoger Anita Gruda i dorëzoi zv/ministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila, flamurin e grupit “Black Eagle 001”.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.