Rama pas sherrit të tifozëve në Shkodër: Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve

Postuar në 12 Shtator, 2014 04:09

Ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë u përplasën mes tyre, ka dënuar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka garantuar se qeveria do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Federatën Shqiptare te Futbollit për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtyre ngjarjeve. “Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushte me FSHF për t’i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës”, shkruan Rama në faqen e tij në “Facebook”. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin veriperëndimor, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila theksoi se duhet të merren masa të menjëhershme që ngjarje të tilla të mos ripërsëriten. Ngjarja e dhunshme në Shkodër nisi gjatë ndeshjes së javë së tretë të Superligës mes Vllaznisë dhe Tiranës, të zhvilluar në “Loro Boriçi”. Ndeshja qe përfundoi 1-1 u shoqërua mefyerje nga të dy tifozeritë përgjatë gjithë takimit, ndërsa degjeneroi në përlapsje në 10 minutat e fundit të lojës.

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.