BE nis sanksionet e reja ndaj Moskës, bllokohen financimet në sektorin e naftës dhe të mbrojtjes

Sanksionet e reja evropiane kundër Moskës, hynë në fuqi mëngjesin e 12 shtatorit me publikimin e tyre në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjioze AFP. Këto sanksione parashikojnë veçanërisht të limitojnë financimin e ekonomisë ruse, gjithashtu të prekin 24 personalitete ruse dhe ukrainase akuzuar për përfshirje në konfliktin në Ukrainë. Sanksionet bllokojnë financimin e borxhit të tre kompanive të naftës, Rosneft, Transneft dhe degë të gjigantit të naftës Gazprom, Gazprom Neft, si dhe tre sektorë të mbrojtjes, OPK Oboronprom, United Aircraft Corporation dhe Uralvagonzavod. Nga këto sanksione gjithashtu janë prekur dhe nëntë ndërmarrje që prodhojnë artikuj për përdorim civil dhe ushtarak. AFP bën të ditur se në listën e 24 personave rusë dhe ukrainas të prekur nga një ngrirje e të ardhura dhe ndalimi për të udhëtuar në Bashkimin Evropian bëjnë pjesë Sergueï Chemezov, paraqitur si një bashkëpunëtor i afërt i presidentit, Vladimir Putin, një zëvendëspresidenti i Rusisë, Juri Vorobiov, disa zëvendëspresidentë të Douma-s: Vladimir Vasiliev, Ivan Melnikov dhe Igor Lebedev.
L.V
Add new comment