Ish-truproja rrëfen vrasjen e Azem Hajdari e Sokol Olldashit

Marjan Gryka, ish-truproja e deputetit Azem Hajdari, I cili u vra natën e 12 shtatorit 1998,aktualisht dhe kryetari i shoqatës “Azem Hajdari”, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”. Pikërisht në përvjetorin e 16-të të vrasjes së liderit të Dhjetorit, Marjan Gryka akuzon ish-kreun e PD, njëherësh ish-kryeministrin, Sali Berisha si autor të vrasjes jo vetëm të Azem Hajdarit por dhe të deputetit dhe anëtarit të kryesisë së PD dhe kandidatit kryetar për kryetar partie, Sokol Olldashi. Nëpërmjet intervistës së dhënë në të përditshmen “Shqiptarja.com”. Marjan Gryka zbardh detaje nga biseda dhe takimet që ka pasur me Hajdarin, por dhe me Olldashin deri 6 ditë para se të ndahej nga jeta. Ndërkohë zbardh për herë të parë dhe faktin se Olldashi kishte marrë garanci nga ambasadat e huaja për sigurinë e jetës së tij. Njëherësh Gryka flet dhe për një bisedë të gjatë të Olldashit me një bankier dhe dosjet që mendonin të publikonin kundër politikës që do të shkaktonin një tërmet të vërtetë politik. Gryka kërkon nga Llalla, Nishani, Rama e politika që të rihapin çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
Add new comment