Banka e Shqipërisë pret kandidatët e rinj për Këshillin Mbikëqyrës. Ja emrat e listës

Postuar në 12 Shtator, 2014 02:23

Pesë janë kandidatët e mundshëm për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pas dorëheqjes së Ardian Civicit dhe shkarkimit të guvernatorit Ardian Fullani, tanimë në drejtimin e Bankës Qendrore kanë mbetur vetëm psesë anëtarë.  Gazeta “Panorama” ka publikuar sot emrat e tyre. Sipas “Panoramës” në listë janë:  Niko Hodbari – i cili punon në FMN, Sybi Hida - punon në FMN, Marta Muço - ka punuar për BB, Xhentil Demiraj, - punon për Bankën e Detit të Zi dhe Gjergji Konda që ka punuar për BERZH. I fundit, Anëtari I nëntë do të zgjidhet me votat e tetë anëtarëve të tjerë. Në fakt e gjithë kupola e Bankës së Shqipërisë do të ndryshojë. Për Guvernatorin fjalën e thotë Presidenti i Republikës, ndërsa për Këshillin Mbikëqyrës vendos Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë.

 

L.V 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.