Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë apelon për zgjedhjen e Guvernatorit të ri

Postuar në 10 Shtator, 2014 10:59

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dalë sot me një deklaratë të vetën përmes së cilës ka përcjellë vlerësimet për zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si dhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Dhe në dekaratë jepen vlerësime që flasin për stabilitetin e situatës. Ndërkohë Këshilli ka bërë thirrje që të  ecet më tej me organizimin e drejtimit të BSH-së, ose ndryshe me zgjedhjen e Guvernatorit të ri, pas shkarkimit që iu bë Ardian Fullanit. “Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar. Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij”, thuhet në deklaratë. Kjo kërkesë që buron nga përcaktimet e ligjit organik të Bankës, apelon ndaj Parlamentit që të veprojë me zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Po kështu kërkesa ligjore për zgjedhjen e Guvernatorit të ri zgjidh edhe spekullimin e bërë se arrestimi i Fullanit është një lojë që i hapi rrugën këshilltares së Berishës, Elisabeta Gjoni. Përderisa Kuvendi ka tanimë kushtet që të kalojë në votim, është në dorën e mazhorancës që të vendosë se kush do të administrojë BSH-në. Edhe pse propozimin e bën Presidenti.

http://www.bankofalbania.org/web/BANKAESHQIPERISE_7129_1.php?kc=0,26,0,0,0

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.