Kuvendi shtyn afatin për hetimin e shkresave të lëshuara nga Visho Ajazi. “AS” citon burime që flasin “për një zhvillim të rëndësishëm brenda këtij muaji”

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka vendosur sot të shtyjë afatin kohor për tre deputetët që do të shqyrtojnë dokumentacionin e firmosur nga kreu i SHISH-it, Visho Ajzai, në të cilat kërkohej informimi për personat e emëruar në polici, e të cilët mund të ishin implikuar në veprimtari antiligjore. Për rrjedhojë Pjerin Ndreu, Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia do të kenë kohë shtesë në dispozicion për të verifikuar dokumentacionin që u publikua edhe në media. “Albanianscreen” citon burime sipas të cilave, ndonëse çështja deri më tani ka kaluar në heshtje, së shpejti “pritet një zhvillim i rëndësishëm brenda këtij muaji lidhur me fatin e hetimit”.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/83034/ALB
s.z
Add new comment