Gotye drejt politikës. Anëtari i “The Basics” Schroeder: “Kundër politikës së elitave dhe politikanëve të përjetshëm”

Këngëtari australian Gotye, emri i vërtetë i të cilit është Wally De Backer, ka vendosur t’i hyjë politikës. Siç raporton “The Guardian” ai po formon një parti politike bashkë me bandën e vet “The Basics” përmes së cilës synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet australiane të muajit nëntor në shtetin e Victorias. Anëtëri i bandës, Kris Schroeder, duket se ka dhënë edhe vizionin e politikës së tyre, e cila konsiderohet të jetë një përpjekje kundër atyre që Schroeder i quan politikanë të përjetshëm. “Politika në këtë vend trajtohet sikur t’i përkasë një elite. Vendimet nuk ka pse të merren nga këto elita...Kemi këta politikanë karriere që shpesh vijnë nga familje të pasura që përgatiten për t’u bërë politikanë të përjetshëm, të cilët nuk kanë ndonjë përvojë tjetër jetësore përveç asaj të të qenit ose anëtar të partisë Liberale, ose të Punës e për t’u bërë pastaj anëtarë parlamenti”, shprehet Schroeder. Ai vijojn më tej duke hedhur poshtë paragjykimin se ata janë vetëm muzikantë, pasi “ne të gjithë kemi diploma universitare”. Schroeder thotë se tre shtyllat e lëvizjes politike do të jenë: inovacioni, arsimi dhe rock’n’roll.
http://www.theguardian.com/music/2014/sep/04/gotyes-band-form-political-...
s.z
Add new comment