Takimi ndërkombëtar i Paqes 2015 do të zhvillohet në Tiranë

Postuar në 10 Shtator, 2014 07:26

Komuniteti i Sant’Egidios ka njoftuar se takimi i radhës i Paqes për vitin 2015 do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Njoftimi u bë në mbyllje të takimit “Paqja është e ardhmja - religjonet dhe kulturat në dialog njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore” në Anvers, dhe në të jepen edhe arsyet se pse u zgjodh Shqipëria. “Shqipëria është një shembull pozitiv për bashkëjetesën mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe ndodhet në një rrugë të mirë drejt Bashkimit Europian”, thuhet në njoftim. Ky aktivitet që vjen prej botës katolike, pason një ngjarje të rëndësishme, siç  është vizita e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator të këtij viti.

http://www.dw.de/santegidio-takimi-ndërkombëtar-i-paqes-2015-zhvillohet-në-tiranë/a-17912133

s.z  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.