Profili “ i lartë ndërkombëtar” i guvernatorit të ri ndez spekulimet e emrave

Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat hodhi poshtë emrat që lakohen për postin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, pas arrestimit të Ardian Fullani, por në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor socialist është hedhur ideja e në Guvernatori me profil të lartë ndërkombëtar. Të njëjta burime konfirmojnë se për një vendim të tillë, shefi i mazhorancës ka rënë dakord edhe me bashkëaleatin e tij të koalicionit qeverisës, ndërkohë që propozimi i tij ka gjetur mbështetjen e gjithë grupit. Ky lloj “profili” për guvernatorin e ri ka ndezur spekulimet nëse do të jetë shqiptar (apo shqiptare) që punon në institucionet e huaja financiare, duke marrë me rradhë disa emra, pa munguar këtu edhe ish deputete socialiste.
a.k
Add new comment