Del në treg ‘Pax Albanica’ me autor Mustafa Nanon

Postuar në 08 Shtator, 2014 08:14

Ka dalë në treg libri i ri me titull ‘Pax Albanica’ i Mustafa Nanos. Autori e ka paralajmëruar qysh në muajin korrik daljen e këtij libri, që ka në fokus marrëdhëniet ndërfetare në botën shqiptare, e mbi të gjitha një histori të këtyre marrëdhënieve në shekuj. ‘Pax Albanica’, e publikuar nga shtëpia botuese 'Saras', ka një natyrë edhe eseistike, edhe studimore. Në faqen e parë të kopertinës duken dy klerikë, një mysliman e një katolik, të cilëve u dallohen turbani dhe fesi që mbajnë mbi krye. Ndërsa në faqen e mbrame është një pasazh nga libri:

“Lidhur me origjinën, të mitë, por edhe unë, sado t’ia kemi lëshuar frerët fantazisë, i jemi mbajtur hamendjes së rëndomtë se të parët tanë në kohët paraosmane kanë qenë të krishterë dhe banorë të këtyre trojeve që sot quhen Shqipëri; por afërmendsh nuk ka pse të përjashtohet mundësia që të parët e mi të mos kenë qenë asnjëherë as të krishterë, e as banorë të këtyre viseve, dhe mua nuk më ikën një si maraz i lehtë që s’kam për ta marrë vesh kurrë se si është e vërteta. Dhe nuk jam i vetëm. Në Ballkan janë të shumtë ata që ose nuk e kanë idenë se ç’origjinë kanë, ose janë të bindur se e kanë origjinën shumë të ngatërruar, si ai ‘refugjati nga anët e Dibrës’ i Edith Durhamit që, ‘kur ishte esëll, fliste sllavisht, e kur ishte i dehur sa mezi qëndronte më këmbë fliste shqip, mirëpo në fakt ishte patriot bullgar’.”

Libri është shpërndarë në libraritë kryesore të Tiranës, Adrion, Albania, etj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Urime, per botimin, Mustafa...

Me kaq sa na ofrohet si paraqitje kemi shkas te besojme se ke sjelle nje liber te duhur.

E vetmja gje qe do te deshirohej te ishte fill pershkues i librit, eshte domomosdoja e kesaj te qeshure te lehte, qe ndjehet ne ato pak rreshta te paskopertines, brenda seriozitetit dhe deshires per t'i kthjelluar sa me shume gjerat.

Shqiptaret kane qene pagane, me se pari, keshtu thuhet per gjithe popujt, por kam droje se ne kemi mbetur te tille edhe sot e kesaj dite.

Krimi qe kreu komunizmi (pra komunistet, ku perfshihen edhe pluralistet e sotem, majtas e djathtas), zor se e shpjegon dot 100 perqind kete lehtesi te bashke-ekzistences fetare, qe ne mire bejme kur kemi qejf ta quajme tolerance, por po te merret si thellesi,

ia vlen ta pranojme ca edhe si profanitet kulturor!

Ketu ne Toronto, disa vite me pare, u be nje ceremoni per nder te Nene Terezes. Per habi, ne te moren pjese ne mase te gjere myslimanet dhe ortodokset, por jo katoliket!

Interesimi per Pse-ne, zbuloi misterin shqiptar (merguar bashke me bartesit e tij)! Nga komunikimi me te zotin e restaurantit ku u zhvillua ceremonia-

qe ishte katolik-, rezultoi se ata shqiptare qe shkonin ne kishen atje, dmth katoliket shqipetare te atyshem, nuk ishin ftuar se...nuk kishin paguar per akaparimin e restaurantit (!!!)

Kjo eshte mire te merrej edhe si shaka, apo edhe si loje tregu, por kur diskutohet per nje figure maksimalisht te respektuar, si Nene Tereza, nuk besoj se duhet t'i gezohemi luksit qe, gallata te tilla, t'i marrim per seriozitet bashkejetese.

Mbase ky subjekt (Mother Tereza) nuk eshte ne faqet e librit tuaj, por me siguri aty do te jene raste te tjera kur bustet a monumentet largohen nga pike-vendosje te kudoshme ne kryeqytetin shqiptar.

Te zhvendosesh Nene Terezen nga sheshi ku do ligjeroj Papa i Romes, per shembull, nuk eshte dicka aq lehte e shpejgueshme, dhe pikerisht keto dite tee para mbrritjes ne Rinas te Papes se Romes...te kujtohesh se Nena...e atjeshme nuk i ka te gjitha lezetet estetike...

Ne mjedisin religjioz shqiptar ka vend per te gjithe, edhe per ata qe kane rezerva per vendosje publike te figurave qe i perkasin religjioneve te tjera, edhe pse Gonxhe Bojaxhi, Nene Tereza, nuk eshte nje figure qe ndan, eshte figure qe ka bere emer ne kete bote qe rrojme.

Bashkohem me shqetesimin e ngritur me elokuence dhe qytetari te profesor Artan Fuges, se keto levizje s'eshte mire te ndodhin per natyre shijesh, subjektive, te pashpjeguara, se behen te pabesueshme dhe turbulluese.

Nese ka debate a probleme te tjera, brenda e jashte shqiptare, le te thuhen, nese ngrihen rezerva qe kane te bejne me ngurrime e rishqyrtime figure, te thuhen...

Nese heshtet, atehere se paku kemi te drejte te pyesim: A e njohim mjaftueshem Nene Terezen? A i kemi bere tere perpjekjet per ravijezimin e teresise se saj, si humaniste e vecante qe kundronte qiellin, duke dashur qe te ndryshonte Token (kete planet te qeverisur nga politikanet e cfardollojshem, te cileve ajo u lendon plage, me natyren e saj?

Por, a behet dot ky kthjellim tanime ne keto pak dite, ne prag te ardhjes se Papes, natyrisht qe jo.

Ndaj ia vlejne libra te tille, qe se paku nisen te hedhin drite ne padijen tone, pavarsisht pse ka ndodhur kjo padijeni!

Gjer atehere, gjer sa te ndodh iluminimi yne, ne sidosi jemi te prirur te pyesim: A do te quhet edhe me tej "Sheshi Nene Tereza"?

Submitted by caf teli (not verified) on

O Mustafa kur do nae shkruash librin per naften ????????????

Submitted by drini (not verified) on

A ka rendesi se nga e kane origjinen banoret e nje shteti? Nuk e besoj. Ish shqiptaret e Greqise ( te ashtuquajturit arvanitas ) jane bere aq greke saqe te nxjerrin syte po te thuash dhe po tu thuash se je shqiptar ( dhe nazistet e Agimit te Arte arvanitas jane...). Po ashtu edhe ne Shqiperi: shikoni Shqiperine e mesme. Ato esmere, pasoje e kryqezimit me harapet otomane, sot jane shqiptare po aq sa edhe banoret e bjeshkeve, bile kane edhe te drejten te quajne pushtues keta bjeshkataret-maloke... ( Berisha na quan vellezer te turqve....Nga nena apo babai, nuk na e ka thene ende...).
Ndersa per te kuptuar se a eshte me i cilter dejshem apo esell nje njeri mjafton te degjojme nje fjale te urte qe thuhet ne Shkoder se, cfare ka barku nxjerr bardhaku ( gota e rakise).

Submitted by alban (not verified) on

Ke Adrioni akoma nuk kishte gjë. isha sot dhe tha që nuk ka ardhur ky libër deri tani...

Submitted by Mah (not verified) on

Un jam sqiptar, une jam sqiptare- therriste nje ushtar italian per ti shpetuar pushkatimit partizan ne nje film. Ateher kam qene femije e qeshja, ndersa sot mendoj se vertet mund te kete qene i tille nga te Italise. Kjo puna e Durhamit me gollobordasin kuptohet se ata pas 10 shekujsh ne ate vend golllobordasit kishin mesuar fjale shqipe. Eshte e vertete se njerzit kane levizur nderkohet e shekujve por asgje porse larmia e dialekteve ne nje vend kaq te vogel nuk tregon gje tjeter vetem ''harmonine'' e tyre per shtetformim dhe shkollim. Ne fund do shtoja se qyteti nuk ishte pasqyrim fiks i popullsise i cili pak merrej ne konsiderim ne ato kohe jo me aborigjenet rreth e rrotull. Megjithese nuk ishte pasqyrim karakteristikat nuk mund te ndryshoheshin. Tipik eshte rasti i Durresit qe mori emrin e keq Epidamno sepse ishin ne pergjithesi njerez qefi e demtore te papare ose te medhenj.

Submitted by Mysterio (not verified) on

Kjo "harmonia" e madhe mes besimeve te ndryshme eshte vertete e cuditshme, tek ne. Muslimane qe festojne Pashken me miq te krishtere (e kjo nuk u lejohet sipas besimit) dhe te krishtere qe festojne Bajramin me miq muslimane (as kjo nuk u lejohet atyre sipas besimit te tyre); harmoni, injorance, civilizim, ca quhet?

Bravo Nano! Shume i mirepritur "Pax Albanica".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.