Vetëm ju mos u zini, se e mbajmë edhe ca diarrenë

Postuar në 09 Janar, 2026 19:01

Kryeministri Edi Rama ka folur dje ose sot për një akuzë të rëndë që I është bërë nga Blendi Fevziu. Ky i fundit, që merret me çdo temë, nga nanoteknologjia, te marrja e pluhurave, e deri te gjeopolitika, thotë se disa ministra të qeverisë Rama, udhëtojnë në fundjavë dhe në Tiranë lënë kasetat sikur janë në punë.

Zoti Rama i numëron gazetarit Fevziu se ai ka udhëtuar në Amerikën Latine me Baton Haxhiun të cilëve u numëron edhe ku hanë e ku pinë.

Mandej zoti Rama thotë se Fevizu është e vetmja opozitë racionale në këtë vend, një pohim ky privat.

Gazetari premton përgjigje “pas pak” duke lënë të kuptohet se do sqarojë abuzimin e bërë nga ministrat.

Sherri është real mesa duket dhe dëmi ndaj vendit jo i parëndësishëm. Ndaj apeli i të gjithë njerëzve që e duan ende këtë vend duhet të jetë: Vetëm ju mos u zini, pa rrimë ne siç jemi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.