Të rinj kosovarë djegin flamurin e ISIS para monumentit të Skënderbeut: Jemi kundër ekstremizmave të çdo forme

Postuar në 08 Shtator, 2014 11:20

Kosova burim luftëtarësh xhihadistë që inkuadrohen në rradhët e ISIS? Mbase, por ndodh edhe ndryshe: Të rinjtë kosovarë kanë reaguar ashpër ndaj kësaj “stigme” dhe i janë bashkuar nismës globale për djegien e flamurit të ISIS, që zuri fill nga Libani. Këtë gjë, të rinjtë që i përkasin partisë më të madhe në vend, PDK-së, e kanë bërë para bustit të Skënderbeut. “Me këtë aktivitet ne dëshirojmë të shprehim kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të organizatës ISIS, e cila po bën krime makabre. Ne në Kosovë jemi shqiptarë, i respektojmë fetë si pasuri tona kombëtare dhe në asnjë formë në shoqërinë tonë nuk do të mirëpriten rrymat ekstremiste fetare, që cenojnë paqen dhe tolerancën ndërfetare, tha Triumf Sadiku, kryetar i Rinisë Demokratike në Prishtinë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.