Don Ferraro: Vizita e Papa Françeskut në Tiranë i bën krenarë shqiptarët e Italisë

Postuar në 08 Shtator, 2014 14:01

“Vizita që Papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë më 21 shtator, i ka kënaqur shumë shqiptarët në Itali”, thotë don Pasquale Ferraro i organizatës ”Italian Bishops Conference” (CEI), e ngarkuar për imigracionin, në një intervistë dhënë agjencisë italiane të lajmeve, ANSA të cilës i referohet ATSH. “Shqiptarët janë shumë të lumtur që një papë, veçanërisht një papë i suksesshëm, ka zgjedhur për të vizituar vendin e tyre të vogël në udhëtimin e parë apostolik në Evropë”, thotë don Pasquale Ferraro. Ferraro është posaçërisht i ngarkuar për komunitetin shqiptar që prej 13 vitesh. Famullitar i “San Giovanni della Malva” në Trastevere, ku komuniteti shqiptar mblidhet masivisht, që nga viti 2001 Ferraro udhëton në të gjithë Italinë për të siguruar asistencë pastorale për të gjithë komunitetin. Pjesa më e madhe e rreth 400 mijë shqiptarëve jetojnë në rajonet veriore, ku edhe mundësitë për punësim janë më të mëdha. Disa shpresojnë në një jetë të re në Itali, ndërkohë që shumë të tjerë janë ende shumë të lidhur me vendin e tyre. Don Pasquale Ferraro thotë se ai është me origjinë shqiptare dhe se shqipja e vjetër flitej gjithmonë në shtëpinë e tij. “Trembëdhjetë vjet më parë shqiptarët më zgjodhën mua, pasi regjimi kishte eliminuar të gjithë hierarkinë kishtare dhe nuk kishte asnjë prift shqiptar. Pas vizitës së papa Gjon Palit II në vitin 1993, u rihapën edhe seminaret. Tani kam disa priftërinj të rinj që më ndihmojnë”, thotë Ferraro.

L.V

 

http://ansamed.ansa.it/ansamed/it/notizie/rubriche/politica/2014/09/08/papa-gioia-albanesi-in-italia-il-14-allangelus_c7637fb7-c4de-4d87-89e6-f5e05ee123e9.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.