Në Gjirokastër rikthehet Festivali Folklorik. Kumbaro: Do ruajmë e propagandojmë vlerat kulturore

Në prillin e vitit 2015, do rikthehet një ndër veprimtaritë artistike më të rëndësishme të kulturës, Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Kala dhe në Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, klasifikuar si “pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO. Pas zhvillimit të edicionit edicionit 9-të, në shtator të vitit 2009, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë jo materiale, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, pushtetin lokal në Gjirokastër dhe disa institucione të tjera, prej kohësh kanë nisur punën për të rikthyer edhe një herë në skenë, edicionin e 10-të të këtij festivali. “Komuniteti Kombëtar i Trashëgimisë jo materiale, pas mbledhjes së tij, vendosi zhvillimin e festivalit në muajin prill të vitit 2015. Me qëllimin e ruajtjes, mbrojtjes, propagandimit të vlerave kulturore, drejtoria e Trashëgimisë jo materiale, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kantierin e festivalit”, u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e saj. Ky eveniment do të jetë prezantimi më i mirë i traditës, kulturës dhe folklorit shqiptar, nëpërmjet vlerave tradicionale të prezantuara prej kostumeve popullore, muzikës, teksteve popullore dhe mjaft elementëve të tjerë. Festivali, i cili do të shërbejë për ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e trashëgimisë kulturore jo materiale, do të zhvillohet në prill të vitit 2015, dhe këtë fakt e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në konferencën për shtyp mbajtur sot në ambientet e ministrisë lidhur me realizimin e Festivalit, ka dhënë edhe disa detaje më shumë mbi Festivalin. Ajo shtoi se “do të marrin pjesë që të 12-t qarqet e Shqipërisë, nëpërmjet 12 grupeve përfaqësuese, gjithashtu edhe Ministria e Kulturës së Kosovës është jo vetëm bashkëpunëtore në aktivitet, por edhe ajo ka përfaqësinë e saj, ashtu sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, folklori çam, do të zgjerojnë hapë
Add new comment