Mbledhja urgjente/ Këshilli Mbikëqyrës propozon shkarkimin e Ardian Fullanit si Guvernator, komandohet Elisabeta Gjoni

Postuar në 06 Shtator, 2014 16:37

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje urgjente pasditen e së shtunës, ndërkohë që ky institucion kishte mbetur pa drejtues. Gjatë mbledhjes Këshilli Mbikëqyrës propozoi shkarkimin nga detyra e Guvernatorit, Ardian Fullanin. Vendim u mor 24 orë pas arrestimit të tij. Sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, tashmë duhet të mblidhet Parlamenti për të miratuar shkarkimin e Guvernatorit Fullani dhe miratimin e drejtuesit të ri të Bankës së Shqipërisë. Janë dashur rreth 4 orë që anëtarët e Këshillit të marrin një vendim të tillë si dhe të analizojnë situatën e krijuar së fundmi në Bankë.Takimi u mbajt në një kompleks në “Rrugën e Dibrës”, ku ndodhet dhe zyra e zv/Guvernatores, Elisabeta Gjoni. Po kështu në mbledhjen e së shtunës, Këshilli ka komanduar zv/Guvernatoren, Elisabeta Gjoni në krye të BSH-së. Në bazë të ligjit për Bankën e Shqipërisë në mungesë të Guvernatorit ose në pamundësi të tij kompetencat i kalojnë zv.Guvernatorit. Në bazë të kësaj drejtimin e Bankës së Shqipërisë aktualisht e merr në dorë zv.Guvernatorja Elisabeta Gjoni.

L.V

Comments

Submitted by Çun Tirone Jo i... (not verified) on

<p>Elisabeta Gjoni si njeri i afert me Liri Berishen eshte e pabesueshme. Po ndodhin gjera te cuditshme.&nbsp;</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Po pse z/Guvernatorja nuk po merret ne pyetje? Ku ishte kjo gjate skandalit? Cfare e perjashton ate nga pergjegjesite e vjedhjes?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.