Meta thirrje opozitës: Ju mirëpresim në sesionin e ri parlamentar

Nga Gjirokastra kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta ku i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e jetës parlamentare. “Mirëpresim opozitën në sesionin e ri parlamentar, pasi kështu ajo mund të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike në vend dhe ecjen në rrugën evropiane të vendit tonë”, u shpreh ai. Mes të tjerash Meta i garantoi opozitës bashkëpunimin për pasjen e një ecurie normale në jetën parlamentare të vendit. Për kryeparlamentarin Meta, mazhoranca do të vazhdojë të tregojë një kujdes të veçantë për shtresat në nevoje dhe kryesisht për fëmijët me probleme sociale. Meta ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në kuadër të programit të aktiviteteve “Shqipëria sociale”, ndërmarrë në 10 vjetorin e krijimit të LSI. Ai fillimisht u ndal në Qëndrën Sociale për fëmijë “Vatra e ngrohtë” ku janë dhuruar materiale të ndryshme shkollore në prag të nisjes së vitit të ri mësimor. Më pas Meta ka marrë pjesë në aksionin për pastrimin nga mbetjet urbane të zonës ku ndodhet një prej vlerave të veçanta të trashëgimisë kulturore e njohur si Ura e Ali Pashës.
L.V
Add new comment