Xhihadistët vënë në alarm shërbimet sekrete greke. Gazeta “Proto Thema” shkruan se 100 të dyshimtë të ISIS-it janë në Athinë

Postuar në 07 Shtator, 2014 10:13

Shërbimet sekrete greke jaën vënë në alarm pasi kanë marrë nga SHBA-ja dhe Britania një listë me persona të cilët i përkasin qarqeve myslimane fundamentaliste. Ata cilësohen si tepër të rrezikshëm, në lidhje me xhihadistët dhe ndodhen brenda territorit të Greqisë. Në një kronikë të “Top Channel”  thuhet se këtë lajm e bën të ditur gazeta e së dielës “Proto Thema” me artikullin në faqen e parë të saj “100 të dyshimtë të xhihadit në Athinë”. Sipas “Proto Thema” ka informacione se disa zona të vendit si Evro dhe Orestiadha në kufij me Turqinë dhe ishulli i Lesvos në Egje, përbëjnë portat e hyrjes dhe të daljes si për shtetas perëndimore me origjinë arabe, ashtu edhe për emigrantët e paligjshëm nga Siria dhe Iraku. Përveç kësaj, theksohet në gazetën greke, janë pikërisht rreth 80 deri në 100 persona që kanë nënshtetësi evropiane, por janë me origjine arabe të cilët dyshohen për lidhjet e tyre me ekstremistët islamikë dhe përmendet fakti që disa javë më parë qarkulluan në disa faqe interneti fotografi nga Thiva dhe Athina me persona që mbanin flamurin e zi të shtetit islamik. Deri tani thuhet se janë arrestuar tre xhihadistë me pasaportë franceze. Dy prej tyre që kanë hyrë në Greqi pasi janë kthyer nga fronti i luftës civile në Siri dhe janë anëtarë të ISIS-it janë arrestuar pas informacioneve të policisë greke në Francë dhe Itali, kurse i treti në Evro të Greqisë, brenda një kamioni me materiale ushatarake që kishte destinacion Sirinë. Gjithashtu, gazeta “Proto Thema” që publikon edhe hartën e këtij shteti në Ballkan të quajtur OROBPA i referohet edhe ngjarjes misterioze me një xhihadist shqiptar me inicialet E.D., i cili pasi ka luftuar përkrah islamikëve në Siri është plagosur rëndë në trup dhe në mjekër e është kuruar në gjendje të rëndë në fillim në Turqi dhe më pas në një klinikë private të qytetit të Larisës.

L.V

http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=283850#.VAxzE8KSz5M

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Te bej kujdes Idrizi i PBDIU-se

mos te kaloj kufirin se...

pavaresisht mjalte-muajit me Ramen per Territorialen,

mund ta listojne si black-flag!!!

dhe,

marreveshja e Tahos me Skopjen, mund te hyje ne fuqi edhe per fqinjen e Juges!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.