Majlinda Bregu: Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian të drejtohet nga opozita

Postuar në 05 Shtator, 2014 11:08

Propozimi i qeverisë që Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian të bashkëdrejtohet nga përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Parlament, është marrë në konsideratë nga ana e PD-së. Në përgjigjen zyrtare, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e cila propozohet si bashkëkryetare, vë në dukje se struktura e propozuar mbetet e paqartë nëse është qeveritare apo parlamentare. Bregu shtoi se i vetmi standard i zbatuar në Estoni, në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi, në Maqedoni, ku ky proces është drejtuar nga Parlamenti. “I kërkojmë qeverisë të zbatohet edhe në këtë rast në Shqipëri. Që do të thotë që Këshilli Kombëtar i Integrimit ka për kryetar përfaqësuesin e opozitës”, shpjegoi deputetja Bregu. Duke vënë në dukje se modeli me bashkëkryetarë i propozuar nga qeveria dhe disa teknikalitete të tjera të propozura prej Ministrisë së Integrimit e kthejnë ekzekutivin në një sekretariat të Kuvendit, Bregu shpjegon, siç ka bërë edhe në letër, se cila është formula e modelit europian të ngritjes së kësaj strukture parlamentare që monitoron ecurinë e negociatave të anëtarësimit. “Këshilli Kombëtar i Integrimit ka për kryetar përfaqësuesin e opozitës, nënkryetar nga mazhoranca dhe anëtar me numër të barabartë votash, duke qenë një Këshill Konsultativ, nga forcat politike në Parlament, përfshirë shoqërinë civile dhe përfaqësues nga zyra e Presidentit, përfaqësues nga qeveria dhe nga institucionet e pavarura”, shtoi Majlinda Bregu.

L.V

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Po, dhe pastaj prapë të dëgjojmë aguridhet dhe tërcifërcërimat tuaja? A nuk ishit ju në krye të të gjitha proçeseve për 8 vite dhe nuk bëtë më shumë se sa NJË GËLASË NË DËRRASË.

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Jo.Populli nuk ka votuar per ju. Me votat e vjedhura te 2009 vazhdoni te kontrolloni prokurorine,presidencen,gjykatat,Shik. Asnje gje me teper nuk meritoni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.