Basha: Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit, por do përgjigjet për bllokimin e mijëra vendeve të punës

Pas përurimit të kopshtit nr.1 të kryeqytetit, kryebashkiaku Lulzim Basha paralajmëroi të premten Kryeministrin Edi Rama se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëra vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha që ishin gati për të filluar. “Ne jemi të vendosur që edhe pse buxheti i vitit 2014 u vonua me 6 muaj, planifikimin që mundëson shtimin e vendeve për fëmijë në kopshte e çerdhe, ta kthejmë në punë, në vepra.”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Basha ka deklaruar se “Punësimi është një plagë e madhe në qytetin tonë, e Bashkisë së Tiranës, e cila ndonëse nuk është përgjegjësja kryesore për gjendjen ekonomike, ka marrë përgjegjësi, që në ditën time të parë si kryebashkiak. Ia kemi dalë në tre vjet që të paktën sipas statistikave të qeverisë, të krijojmë 25 mijë vende pune në qytetin e Tiranës, por mijëra vende të tjera pune mbeten të bllokuara për shkak të projekteve të bllokuara me verbëri politike nga Kryeministri Rama dhe për turpin e tij, ish-kryebashkiaku i këtij qyteti.” Basha vuri në dukje gjithashtu se “Kryeministri Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politik të qytetit të Tiranës, të veprave të qytetit të Tiranës, por nuk mund t’i ikë kurrë përgjegjësisë para qytetarëve të Tiranës.
L.V
Comments
Dje sfidoi me ballafaqim, sot
<p>Dje sfidoi me ballafaqim, sot thote se Rama do qe ti ike ballafaqimit. Por prit ore i uruar sa te kthehet nga Samiti i NATO-s se ballafaqimi aty eshte apo do thuash me vone se "une e kerkova ballafaqimin, por ai nuk erdhi kur e kerkova une, ne oren daten dhe diten e caktuar nga une".</p>
Add new comment