Ikën Pëllumb Nako, Genc Merepeza emërohet zv.drejtor i Përgjithshëm për kufirin e migracionin

Postuar në 05 Shtator, 2014 10:58

Një tjetër emërim në kupolën e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi, të premten, ka komanduar në detyrën e Zv/drejtorit të Përgjithshëm për kufirin e migracionin, Genc Merepezën, i cili mbante detyrën e shefit të Kufirit. Merepeza zëvendëson në këtë detyrë Pëllumb Nako, i cili u lirua me 1 shtator për shkak se kishte përmbushur afatet e parashikuara në ligj. Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.