Siguria/ Tahiri-Jankulovska nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Postuar në 05 Shtator, 2014 05:18

Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë.  Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe homologia i tij maqedonase, Gordana Jankulovska, bënë të mundur të premten në Tiranë nënshkrimin e këtij protokolli. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur me këtë rast, ministri Tahiri theksoi se ky bashkëpunim ka për qëllim t’u vije në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre maqedonas të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin. Ai bëri të ditur se për të pasur një bashkëpunim sa më të shëndoshe, dy ministrat ranë dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta pune për të analizuar problematikat. Ai theksoi se marrëveshja e nënshkruar të premten është e fokusuar tek turistët dhe ka në thelb bashkëpunimin policor gjatë sezonit veror dhe fluksit të madh turistik. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe homologia e tij, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska.

L.V 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.