Rezoluta e Këshillit të Europës për Shqipërinë: Pavarësisht progresit Shqipëria ka probleme serioze

Dy reporterët e Këshillit të Europës (KiE) Jonathan Evans dhe G. Petrenco publikojnë draft-rezolutën e asamblesë së Këshillit Evropian për Shqipërinë. Në raport përcaktohet ngërçi politik në vendin tonë, ku reformat u shtynë për shkak të krizës pas zgjedhjeve të vitit 2009. “Komiteti monitorues mirëpret progresin e Shqipërisë. Reformat u shtynë për shkak të krizës pas zgjedhjeve të 2009. Pavarësisht progresit Shqipëria ka probleme serioze. Probleme për sa i përket pavarësisë së institucioneve demokratike”-citohet në draft-rezolutë. Në raportin e Komisionit Evropian, shqetësim ngelet pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit. “Mbështesim Reformën Administrativo Territoriale. Opozita të marrë pjesë në punën për Reformën Territoriale. Sistemi drejtësisë nën presionin dhe ndërhyrjen e politikës”, thuhet më tej në draft-raport.
L.V

Add new comment