Lindita Nikolla qetëson studentët e universiteteve pa licensë: Mësimi do vazhdojë në institucionet e verifikuara

Një ditë më parë u mbyllën 12 shkolla të sistemit parauniversitar, por nxënësit nuk do të mbeten në rrugë. As studentët e universiteteve që iu hoq licenca. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi të premten një takim me studentë te universiteteve private, të cilëve u është hequr licenca, për t’i mirëpritur në instuticione të tjera private apo publike. Sipas ministres, Agjencia Kombëtare e Provimeve është duke përpunuar të dhënat dhe në datën 20 shtator dalin rezultatet e fituesve për të ndjekur universitetin. Ministrja Nikolla u kërkoi drejtuesve të arsimit privat të verifikuara për të vijuar vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre, për të mirëpritur studentë. Sipas saj, monitorimi i këtyre instuticioneve do të behët në mënyrë të vazhdueshme, ndaj cilësia është standardi kryesor. Sipas zgjedhjes së tyre, studentët do të kenë mundësi të dytë për intuticione private dhe publike.
L.V
Add new comment