Rasmussen : NATO masa me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive karshi sfidave të reja

Postuar në 05 Shtator, 2014 09:24

Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, 28 gjithsej, ranë dakord në samitin e Uellsit në Britaninë e Madhe, për planifikimin një sërë masash për forcimin e Aleancës me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive karshi sfidave të reja. Kështu u shpreh të premten, Sektari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai e quajti këtë dakordësi si një dëshmi e qartë e vullnetit të anëtarëve të NATO-s për të unifikuar forcën e tyre. “Të 28-anëtarët ranë dakord të hartojnë një planë masash për forcimin mbrotjes kolektive të NATO-s me synim që aleanca të jetë gati të ndërmarrë sfida të reja. Kjo, shtoi ai është dëshmi e solidaritetit dhe vullnetit të hekurt të anëtarëve të NATO-s për të qenë të bashkuar përballë të ardhmes”, theksoi sekretari i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca po përballet me një zhvillim të forcimit të sigurisë së saj si kurrë më parë, duke përfshirë këtu masat e marra për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhunën e ekstremistëve në lindjen e mesme dhe paqendrushmërin në Afrikën Veriore. Liderët e NATO-s gjatë diskutimeve të tyre në samitin dy ditor në Uells të Anglisë ranë dakord që të vijojnë mbajtjen e prezencës së tyre nga deti, ajri dhe toka në anën lindore të aleancës, në bazat respektive.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.