Samaras i kërkon ndërhyrjen personale Ramës për çështjen e Himarës, Çamërisë dhe kufirin detar

Në Uells, në kuadër të Samitit të NATO-s, kryeministri Rama ka takuar homologun e tij grek, Samaras. Por duket se në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit nuk janë thënë të gjitha ku nënvizohet vetëm se në takim u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë. Por mediat greke kanë folur më gjatë për këtë takim. Gjatë bisedës, që zgjati rreth 30 minuta, mësohet se Samaras ka kërkuar ndërhyrjen personale të Ramës “për trajtimin e çështjeve që u ngritën në zonën e Himarës pas reformës administrative”. Sipas agjensisë së lajmeve AMNA, Samaras ka kërkuar një qëndrim ndaj “trumbetave nacionaliste të çamëve”. Kryeministri grek i ka kujtuar homologut shqiptar se respektimi i të drejtave të njeriut është pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas medieve greke mësohet se, pjesë e rëndësishme e takimit ka qenë edhe marrëveshja e anuluar nga ana e gjykatës kushtetuese të Shqipërisë për kufirin detar, ku Samaras ka përsëritur qëndrimin e palës greke se duhet të zgjidhet mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Nga ana e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka falënderuar kryeministrin Samaras për mbështetjen e sinqertë të Greqisë ndaj Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se e njeh ndjeshmërinë e kryeministrit grek për çështjen e minoritetit. Rama u shpreh se respektimi i të Drejtave të Njeriut, ka qenë prioritar dhe se nuk ka ekzistuar asnjë qëllim që të dëmtohet minoriteti grek. Ekstremizmi fetar në rajon ka qenë një temë tjetër e diskutimit mes dy krerëve të qeverive. Duke iu referuar rreziqeve të rajonit nga ky fenomen, Rama nënvizoi vijimin e bashkëpunimit mes dy policive në përballimin e krimit.
L.V
http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=283732
Comments
Ti ke te thene "thuaju

Ti ke te thene "thuaju çemerve ta mbyllin sqepin.." nuk do te te thote qe paskan fole per "çeshtjen e çamurise".

Prisni tani.... kur te dale

Prisni tani....

kur te dale Erioni (Braçja, jo Veliaj) dhe tu kthehet grekeve per te vertetat historike te cameve!

Por, mos e prisni kete qendrim prej Edi rames!

Edi i ka thene Merkelit (dhe ajo e ka besuar?!) se ne Ballkan nuk ka probleme, se eshte Viti i Pare (prej 23 Qershorit te shkuar)

kur Rama erdhi ne fuqi plebishitare, qe ballkani nuk ka as edhe nje problem te vetem!

Sipas Rames, vetem Berisha ka qene problemi i Ballkanit (vecanerisht me fqinjin e juges se Ngrohte), se ishte ai qe "shiti

detin" tek...po ky Fqinj...dhe Samaras, ngaqe nuk do t'i bjere gomarit, i bje samarit!

Mire qe shqiptaret qe i dine vete gjerat e historise, por ç'kusur ka Merkeli qe ven e genjejne se ballkani ka rilindur,

njeheresh me Shqiperine pasi Meta la Berishen dhe u bashkua me Meten?!

Cudia eshte se shteti grek sa

Cudia eshte se shteti grek sa here takohet me shtetaret tane ...e vetmja gje qe ben eshte te nderhyje ne punet tona te brencme dhe nderkaq nuk pranon azgje nga propblemet qe kane shqitparet ne Greqi

Ca eshte ky shtet mor vella qe ka nje politike permanenete te nderhyrjes ne punet tona te brencme ?

Shqiepria duhet ti reduktoje maredhenjet me kete shtet ne kufijte ekstrem te RECIPROCITETIT-------Nuk ka kuptim asnje sjellje e mire karshi nje politke ne ritje agresive te Greqise

Ne duhet te kerkojme patjeter pronat e Cameve , dhe qe camet te kthehen ne tokat e tyre ne Greqi ---Himara nuk duhet konsideruar aspak zone minoritare dhe nga ana tjeter duhet te largohet menjehere Janullatosi nga Shqiepria --Urgjentisht

Sa per mareveshjen e detit, ate nuk ka te drejte ta anulloje askush sepse Vendimet e gjykates jane te pakthyeshme dhe ne jemi nje demorkaci nuk jemi nje ditktature ku kreu i vendit te ushtroje diktat ndaj vendimeve te institucvioneve te pavarura

Add new comment