Kodheli: Shqipëria do mbështesë forcat kurde në luftën e tyre kundër militantëve të të ashtuquajturit shtet islamik

Postuar në 05 Shtator, 2014 05:36

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli në bisedë për "Deutsche Welle" tha: “Samiti i Uellsit është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të këtij viti. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka zërin e vet, pjesën e vet të protagonizmit në këtë ngjarje të rëndësishme. Çështjet kryesore që do të diskutohen lidhen në rradhë të parë me qëndrimin që Aleanca Atlantike do të mbajë në Afganistan”. Sipas Kodhelit “Çështje tjetër kryesore do të jetë, padyshim, kriza në Ukrainë, mënyra se si Aleanca Atlantike do të përballet me situatën atje, masat që ajo do të marrë për mbrojtjen jo vetëm të vendeve aleate por edhe atyre partnere për zgjidhjen e një krize që flet për një situatë të re gjeopolitike, për një ndërhyrje në integritetin territorial të një vendi sovran si Ukraina, për qëndrimin e Aleancës në raport me Ukrainën dhe Rusinë”. Mimi Kodheli u shpreh gjithashtu për radion DW: “Është në nderin e Shqipërisë të renditet në top-listën e vendeve më të mëdha kontributore, krahasuar me numrin e popullsisë, dimensionet dhe GDP. Shqipëria ka marrë pjesë në misionet e NATO-s shumë kohë para se të bëhej anëtare e Aleancës duke filluar që me misionin SFOR në Bosnjë: ka pasur rreth 2.400 trupa në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak, Bosnjë- Herzegovinë, KFOR, Çad etj”. Më pas ministrja shqiptare e Mbrojtjes vazhdoi: “Shqipëria iu përgjigj pozitivisht thirrjes së aleatit të saj strategjik më të madh SHBA për të qenë kontributore me vënien e burimeve të saj në dispozicion, e bindur që bën më të mirën e mundshme, për të mbështetur forcat kurde në luftën e tyre kundër militantëve të të ashtuquajturit shtet islamik IS në Irak”.

L.V

 

Interviata e plotë në linkun:

http://www.dë.de/kodheli-shqip%C3%ABria-krah-shteteve-q%C3%AB-p%C3%ABrpiqen-p%C3%ABr-sa-m%C3%AB-shum%C3%AB-demokraci-dhe-siguri/a-17899034

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.