Edita Tahiri: Barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet atëherë, kur BE të bëjë rikonstruktimin e urës

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe njëkohësisht kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një interviste për radion “Dojçe Vele” thotë se dialogu me Serbinë ka vazhduar menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Pyetjes se “Serbia ka një kërkesë për ngritjen e një Gjykate në pjesën veriore të Kosovës”, Tahiri përgjigjet se tashmë është arritur marrëveshja për këtë çështje, sepse plani për zbatimin e marrëveshjes për çështjen e drejtësisë është i përfunduar në pjesën më të madhe. “Pjesa, për të cilën jemi marrë vesh, është se do të ketë një gjykatë themelore në Mitrovicë, e cila do të jetë në kuadër të sistemit unitar të shtetit të Kosovës, e cila do të veprojë për shtatë komuna”, sqaroj ajo. E pyetur për urën kryesore mbi Lumin Ibër, e cila vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim ajo përgjigjet: Mund t'iu them se pjesa më e madhe e barrikadave janë hequr dhe kjo është rezultat e marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit. Ndërkaq në barrikadën në Urën e Ibrit ka pasur një ndërhyrje nga Serbia, që ta heqë barrikadën, por vendosi disa të tjera si barrikada parqe”. Ajo thotë se këto ishin veprime unilaterale të Serbisë, ku pala shqiptare ka kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian, që çështja t’i nënshtrohet dialogut. Por ajo shton gjithashtu se BE ka marrë përsipër që të dalë me një vlerësim teknik për gjendjen e urës dhe më pas do të bëjë revitalizimin e saj. "Në kuadër të rikonstruktimit të urës do të hiqet ky park i paqes dhe të gjitha pengesat e tjera përreth urës", thotë kryenegociatorja Tahiri.
L.V
Add new comment