Dritëro Agolli: Rama ka pastruar vendin ku do “ngrejë pallatin”, Berisha e ka kthyer politikën si besim fetar dhe nuk heq dorë prej saj

Postuar në 03 Shtator, 2014 02:17

Shkrimtari Dritëro Agolli, i quajtur ndryshe dhe si Patriarku i Partisë Socialiste, gjatë një interviste për gazetën “Panorama" ka vlerësuar punën një vjeçare të qeverisë. Madje ai e ka krahasuar punën e kësaj qeverie me sheshin e ndërtimit të një pallati, ku deri tani ka pastruar shkurret dhe ferrat, mbeturinat dhe çdo gjë të dëmshme dhe tani është gati të nisi ndërtimin e pallatit të ri. Por gjatë kësaj interviste Agolli këshillon kreun e ekzekutivit që të mos hapi shumë fronte njëkohësisht, dhe të mos bëjë shumë gjëra në bllok, port të vendosi disa prioritete, pasi kjo është e vështirë për kushtet e Shqipërisë. Gjithashtu Dritëro Agolli ka vlerësuar në intervistën e tij edhe drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulëzim Basha, por i kujton atij se duhet të jetë më i pavarur nga paraardhësi i tij. Po sipas Agollit, Sali Berisha duke e pasur pasion politikën nuk do të shkëputet prej saj, por e ka kthyer atë në një besim fetar dhe nuk del dot prej saj, ashtu si dhe Papa nuk mund të bëhet ateist. Duke komentuar skandalin e vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë, Patriarku i socialistëve thotë se Fullani e të tjerët duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Ndërsa në lidhje me reformën territoriale Agolli shprehet  se më shumë se sa një debat politik ajo duhet të ishte një debat teknicienësh, gjeografësh apo inxhinierësh të resurseve që do të bënin një ndarje sa më efektive për të mirën e zonave që do të krijohen

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.