Dritëro Agolli: Në Plenumin IV të KQ nuk thashë gjë kundër Ramiz Alisë, kur e kritikova në Kongresin 10 më quajti “ballist”

Postuar në 04 Shtator, 2014 02:10

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, gjatë një rrëfimi të tij për gazetën “Panorama”, flet për marrëdhëniet delikatë me njerëzit e pushtetit në regjimin diktatorial. Në këtë intervistë ai shprehet se Ramiz Alia ishte caktuar prej kohësh pasues i Enver Hoxhës nga vetë udhëheqësi komunist. Sipas tij, Ramizi ishte njeriu më i përshtatshëm që i garantonte të ardhmen e familjes së tij. “Të gjithë e dinin që Ramizi ishte dredharak. Nuk ishte kockë e fortë Ramizi. Sot të lavdëronte nesër të shante. Që kur ishte gjallë Enveri, Ramizi e kishte të qartë se do të ishte pasues i tij. Po të mos vdiste nga sëmundja Hysni Kapo, Enveri do ta kishte future Brenda sicc eliminoi të tjetër, apo siç iku Mehmeti. Ky pyeste Mehmeti për Ramizin nëse do të ishte gjallë pasi të vdiste Enveri. Mehmeti e kritikoi atë në plenumin IV duke e bërë me faj që të gjitha shfaqet liberale e dekadente”  Gjatë intervistës së tij Agolli flet edhe për marrëdhëniet që ka pasur ai vetë me Ramiz Alinë. Agolli sqaron se në Plenumin e IV të Komitetit Qendror, kur të tjetër e shtynit që ta kritikonte Alinë me qëllim që edhe të dënohej bashkë me Todi Lubonjën e Fadil Paçramin, ai nuk e bëri këtë gjë. Më pas Ramiz Alia e vlerësoi këtë veprim të tij. Por në vitin 1991 qëndrimi ndryshoi. “Në Kongresin e 10 unë u çova dhe e kritikova ashpër diktaturën e proletariatit, drejtimin e vendit nga partia dhe metodat e Sigurimit të Shtetit. Atij nuk i erdhi mirë nga ky qëndrim. Në çastin kur unë morra fjalën në kongres Ramizi i tha Kastriot Islamit i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit: “Doli dhe ky ballisti” Tregoi se ishte dredharak. Ndërkohë që mua më mbështetën shumë komunistë në këtë kongres. Madje dhe Sali Berisha ka thënë “Nëse PS ndryshoi, kjo i dedikohet fjalimit të të Dritëroit në Kongresin e Qershorit”, shprehet shkrimtari i njohur në intervistën e tij për “Panoramën”.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.