Si do të kompensohen pensionistët për energjinë. Dokumentacioni që nevojitet

Të gjithë pensionistët mund të përfitojnë kompensim të shpenzimeve për energjinë elektrike dhe lëndën djegëse. Kjo bazohet në legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, mund të përfitohet edhe kompensim shtesë, nëse keni në ngarkim persona të tjerë. "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur procedurat e plota, dokumentacionin e nevojshëm dhe paratë që mund të përfitohen nga çdo kategori. Kompensimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse përllogaritet në masën 350 dhe 700 lekë, ndërsa mund ta përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit. Kompensimi i energjisë elektrike për pensionet e fshatit përllogaritet në masën 200 lekë, ndërsa në rastin kur pensionistët e fshatit banojnë në qytet, vlera e kompensimit është 350 lekë. Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve është një deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin tuaj dhe fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
L.V
Add new comment