Papa në Tiranë, shërbimet sekrete mbajnë në vëzhgim kontingjentin shqiptar që luftoi në Siri

Postuar në 03 Shtator, 2014 12:17

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë në 21 shtator, ka rritur gatishmërinë e të gjitha strukturave. Shërbimet sekrete, ai vendas dhe të huaj, në bashkëpunim me policinë prej tre muajsh kanë shtuar masat e vëzhgimit, sidomos ndaj të gjithë pjesëmarrësve në luftën e Sirisë. Nga burimet zyrtare pranë policisë, thuhet se janë rreth 35 persona, të cilët janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes aktive në luftimet e Sirisë. Të gjithë këta persona po vëzhgohen për aktivitetin e tyre në qytet ku jetojnë dhe kontaktet që ata kanë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve të policisë, cituar , prej kohësh edhe agjentët të shërbimeve të huaja po bashkëpunojnë me shërbimin shqiptar, për të identifikuar edhe parandaluar çdo ngjarje të organizuar nga ekstremist të ndryshëm që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e vëzhgimit nga ana e policisë dhe shërbimit, mësohet se janë edhe të afërmit e personave që nuk janë kthyer në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rebelëve të ISIS-it në Siri e Irak. Nën vëzhgimin e agjentëve dhe 70 familje, të afërmit e të cilëve ndodhen në krah të grupeve terroriste të ISIS-it. Sipas burimeve, qytetet ku më së shumti janë përqendruar agjentë e vëzhgimit janë Tirana, Shkodra, Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Pogradeci, Peqini e Bulqiza.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.