Banka e nivelit të dytë bie pre e grabitjes nga punonjësit e saj, “fluturojnë” mbi 100 mijë euro

Postuar në 03 Shtator, 2014 06:24

Sektori bankar merr një tjetër goditje. Një bankë të nivelit të dytë ka qenë shënjestra e radhës. Një tjetër rast vjedhjeje është shënuar në Tiranë, në orët e mesditës së të mërkurës. Policia ka mundur të arrestojë një punonjëse, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë që ka nisur procedimin penal edhe për drejtorin e degës. Në kërkim është shpallur shtetasi Besmir Laja, i cili është dhe i dyshuari kryesor për vjedhjen në bankë të një shumë të madhe, mbi 100 mijë euro. Ndërkohë është vënë në arrest shtetasja Brunilda Dura, me detyrë shefe operacionale në këtë bankë, e cila dyshohet se, përmes shpërdorimit të detyrës, ka lejuar Lajën të kryejë vjedhjen. Nga hetimet e kryera, dyshohet se janë vjedhur në këtë bankë shumat prej: 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimin e kësaj çështje.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.