Shqiptarët e lindur në Greqi, Ministria e Brendshme bën të njohura ndryshimet që do të kenë mjetet e identifikimit

Bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të toponimeve në letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike për shtetasit shqiptarë të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.Në një njoftim të sajin Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka nisur nga puna për konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara për mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “Vendlindja” në dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjendjes civile për përdorim nga autoritetet e huaja, si dhe në sistemin e lëshimit të dokumenteve të Identitetit. Në këtë mënyrë ka filluar puna për të realizuar ndryshimet e nevojshme në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit, si dhe në dokumentet që lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile (certifikatat për përdorim nga autoritetet e huaja) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike). Këto ndryshime priten të përfundojnë brenda muajit tetor 2014.
L.V
Add new comment