Ervin Bushati: Lul Basha nuk ka mbajtur premtimet, të japi dorëheqjen

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:16

Sekretari ekonomik në PS, Ervin Bushati, gjatë një konference për shtyp, duke thënë se Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim, ka kërkuar dhe dorëheqjen e tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Basha ka dhënë lejë ndërtimi duke dëmtuar gjithë parqet e Tiranës”, tha më tej ai. “Cfarë bëri në të vërtetë Lulzim Basha? Ka dhënë leje ndërtimi pa karar në çdo cep të Tiranës, duke dëmtuar rëndë gjithë mushkëritë e gjelbërta të qytetit me leje që nuk kanë të bëjnë asgjë me mjedisin duke dëmtuar të gjitha parqet e Tiranës, njësoj siç është rasti i 20-kateshit tek liqeni artificial, ashtu siç dhe do të tregojmë në ditët në vijim të tjera fakte që nuk kanë pikë lidhje me urbanistikën”, tha Bushati.

Ai theksoi se “Luli premtoi se  Tiranës i duhet një kryebashkiak që do të ishte në krye të punëve dhe jo brenda politikës. Sot po bën të kundërtën, po bën politikë në çdo cep të Tiranës dhe në kopshte dhe fillore duke folur se është i bllokuar”.

L.V

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.