Krujë, nëna kalon në depresion, mbyt foshnjën e sapolindur

Postuar në 04 Shtator, 2014 05:17

Në fshatin Borizanë të Krujës, ka ndodhur  një krim i rëndë i cili është zbuluar paraditen e së enjtes. Një nënë 29-vjeçare ka mbytur foshnjën e saj të seksit mashkull dhe më pas e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 29-vjeçares E Sh, e cila tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Mësohet se  Sherika ishte e pamartuar dhe disa orë pas lindjes, në kushte depresive mbyti djalin e saj. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e babait të foshnjës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.