Aksioni i policisë në Kosovë, Imami i Xhamisë së Prishtinës merret në pyetje

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është vënë në pranga sot në orët e para të mëngjesit. Sipas gazetës “Exspress” burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit “koha.net” për arrestimin e tij. Por ende nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik. Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha për Express se deri tash asnjë zyrë për informim e këtij institucioni nuk ka informacion që është arrestuar Shefqet Krasniqit. "Në momentin që kemi diçka do të dërgojmë komunikatë". Pas hoxhës Shefqet Krasniqi janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Aksioni është duke vazhduar në disa lokacione derisa policia aktualisht nuk ka konfirmuar asgjë për këto arrestime. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës. “Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana e Policisë se Kosovës. Tani për tani, ai është në pyetje dhe nuk ka ndonjë vendim për ndalim; për më tutje nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat, në bazë të intervistës së tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria speciale. Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici. Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/arrestohet-shefqet-krasniqi-40601/
Comments
Un do e quaja aksion te
<p>Un do e quaja aksion te qeverise terroriste Kosovare...nuk po bejne gje tjeter vetem duke futur urrejtje dhe terrorrizuar besimtaret.</p>
Add new comment