Basha sfidon Ramën: Projektet në Tiranë, jam gati të ballafaqohemi

Kryebashkiaku Basha është shprehur i gatshëm të sfidojë kryeministrin Rama në debat për ballafaqim për bllokimin e projekteve në Tiranë. “Edi Rama thotë jo nuk i bllokoj unë, unë e sfidoj të dalim para qytetarëve të Tiranës, të flasim me fakte dhe dokumente, këto dokumente flasin që Rama është arkitekti i bllokimit të veprave. Nëse është burrë mos hedhë gurin dhe të fshehë dorën”, tha Basha. Këto deklarata ai i bëri pas përurimit të kopshtit 14 në Tiranë, një investim që kapi vlerën prej 39 milion leke. Në lidhje me buxhetin Basha tha: “Njeriu që ka bllokuar boxhetin e bashkise, njeriu që gënjen. Ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Këshilli e miratoi buxhetin sepse nuk i përket vetëm Bashës, por të gjithë qytetarëve, ai e bllokoi, por u zhbllokua nga gjykata.”
L.V
Comments
O Lul Basha, me fotoshop e
<p>O Lul Basha, me fotoshop e ke zhduk xhaminë e Ethem Beut? Se ti as shtyllë kurrizore nuk ke që të mbulosh minare me shpinë. Vazhdo pozo me mozaikët me proletariat e klasë puntoe në sfond. Këtu duket që si PD si PS një hale janë, të gjitë të majtë të pozicionuar në dy krahë të ndryshëm.</p>
Add new comment