Vjedhja e 713 milionëve, Prokuroria thërret në pyetje 6-të nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:14

Prokurori Ramadan Topçiu ka kërkuar të martën për t’u paraqitur në organin e akuzës, gjashtë nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.  Kërkesa në fjalë ka lidhje me hetimet që po kryhen mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit. E para që duhet të paraqitet në orën dhjetë, në prokurori, të premten më datë 5 shtator 2014, është anëtarja Ermelinda Meksi. Sipas prokurorisë, në dy raste ajo rezulton të ketë kërkuar shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani. Në orën 11 do të pyetet edhe anëtarja tjetër e këshillit, Ela Golemi e më pas po të merren në pyetje Elisabeta Gjoni, Dhori Kule, Petraq Milo dhe Ardian Civici. Top Channel bën të ditur se të gjashtë anëtarët do të pyeten për nismat ligjore të marra prej tyre për funksionimin e Departamentit të Emisionit, për aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e ketij departamenti. Deri më tani për skandalin e vjedhjes së 713 milionëve janë arrestuar 17 persona

L.V

 

http://top-channel.tv/neë/lajme/artikull.php?id=283590#.VAXASMWSz5M

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.