Ushtria ndërkombëtare e ISIS, lista e luftëtarëve të importuar sipas CNN-it. Nga Kosova, rreth 120 vetë

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:48

Të rinj myslimanë ose të konvertuar që kanë përqafuar xhihadin nga perëndimi, Amerika dhe Britania ndodhen në Irak, Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit. Pasi u zbulua se ekzekutori i gazetarit amerikan Foley ishte një londinez, CNN publikon një listë me numrin e të rinjve nga shtete të ndryshme të botës që kanë rendur drejt vendeve ku po zhvillohet një luftë apokaliptike me vrasje horror që publikohen përmes videove në internet. CNN rendit 25 vende, mes tyre me një numër të konsiderueshëm dhe Kosova ku rreth 100-120 të rinj janë rekrutuar në forcat e xhihad dhe vrasin në emër të tij.Sipas listës, mbi 11 mijë persona në mbarë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, disa dhe janë krhyer në shtëpitë e tyre, disa janë vrarë dhe disa vijojnë të qëndrojnë në radhët e ekstremistëve.

Sic vihet re dhe në listë, vendet që rekrutojnë më shumë të rinj në xhihad janë nga vendet me popullsi myslimane, si vende arabe, Tunizia, Maroku, por nuk mbeten pas vende si Gjermania me 300, Franca që numëron 700 persona xhihadistë.

a.k

Comments

Submitted by selomveqelom@ya... (not verified) on

dy pyetje kisha une:

ca dmth myslimane ose te konvertuar (fjalia e pare e kesaj fleterrufeje)?

po forcat e xhihadit ca dmth? (mqs per cdo mysliman xhihadi me i madh eshte me veten, sic shifet dhe nga perqindjet e CNN, dhe jo koka e te uruarit Foley, dhe as kokat ca bashkefetareve siriane, apo kurde, apo irakene)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.