Ban Ki Moon bën thirrje për dialog politik midis Rusisë dhe Ukrainës

Gjatë një ndalesë në Zelandën e Re, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon bëri thirrje për dialog politik midis Rusisë dhe Ukrainës. “Zeri I Amerikës” bëri të ditur se thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së erdhi një ditë pas deklaratave të udhëheqësit separatist ukrainas Andrei Purgin se është i gatshëm për të diskutuar për një armëpushim dhe për shkëmbimin e robërve. Ban Ki Moon kërkoi gjithashtu zgjidhje për krizën në Ukrainë. "Ne duhet të parandalojmë evolucionin e mëtejshëm të kësaj gjendjeje, të mos lejojmë që kjo të kthehet në një situatë akoma më të brishtë. U kërkoj përsëri, udhëheqësve të palëve të interesuara të angazhohen më shumë për një dialog politik dhe zgjidhje politike," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ndërkohë, Ukraina e ka akuzuar Rusisë për "agresion të hapur" kundër saj.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/ukraine-russia-ban-kimoon/2435903.html
Add new comment