Nisin surprizat e jetës kulturore në Tiranë, “La Traviata” e Verdit hap sezonin artistik në TKOB

Sezoni artistik për periudhën Shtator-Dhjetor në TKOB do të karakterizohet nga surpriza. Ai do të jetë i ngjeshur e me shfaqje të larmishme ku do të përfshihen aktivitete artistike të shumta, produksione të rëndësishme dhe personazhe të njohur të cilët janë pritur shume mirë nga publiku shqiptar. Kalendari artistik për këtë sezon do te ketë disa opera dhe balete të cilat janë të njohura dhe që kërkohen vazhdimisht nga publiku, si “La Traviata” nga Verdi, “La Boheme” dhe “Toska” nga Puçini, “Cossi fan Tutte” nga Mozart etj. Por do te rikthehet dhe baleti “Coppelia”. Gjithashtu do të ketë edhe premiera baletesh, koncertesh simfonike si dhe mbrëmje Gala me të ftuar të veçante. Vëmendje në këtë sezon do ti jepet projektit “Edukimi përmes Artit”, i cili do te realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe që ka si synim afrimin e brezit te ri me artin klasik shqiptar dhe atë botëror si dhe me folklorin. Ne kuadër të këtij projektit do të vendosen në skene disa shfaqje si baletet “Balloja e Diplomës” dhe “Hirushja” .
L.V
Comments
Hallelujah!
<p>Hallelujah!</p>
Add new comment