Eda Zari sjell për herë të parë “Festivalin e verës dhe muzikës jazz”, sipari hapet në Berat

“Muzikë dhe verë”, por nuk është vetëm kjo ideja. Në datat 5 dhe 6 Shtator 2014 do të zhvillohet “Festivali i verës dhe muzikës jazz”, në qytetin e Beratit. Themeluesja e këtij festivali, Eda Zari theksoi se arsyeja kryesore e zhvillimit të këtij edicioni në Berat është rëndësia historike e kulturore që ky qytet muze ka në botë, i cili ka marrë edhe titullin “Trashëgimi Botërore” nga UNESCO. Një nga synimet e këtij eventi është ringjallja e muzikës Bizantine, por këtë herë me tinguj modern. Në këtë festë vere do të prezantohet dhe rituali i praktikuar prej pesë vitesh në rajon e më gjerë, shtypja e rrushit. Synimi i festivalit ka të bëjë me sensibilizimin qytetar ndaj vlerave të rralla e muzeale që Berati trashëgon ndër shekuj. Edicioni i pare i “Jazz&Wine“, manifeston produktet më të spikatura të verës shqiptare dhe rajoneve qendrore e jugore të Shqipërisë e Kosovës.
L.V
Comments
Idea me idiote qe qarkullon
<p>Idea me idiote qe qarkullon dhe perhapet nga snobat eshte muzika Jazz e gershetuar me traditen shqiptare. Nje shpifsire qe nuk mund te ndodhi vecse ne Shqiperi. Muzika Jazz nuk ka lidhje me asnje vend te europes, pasi eshte nje muzike e krijuar ne Ameriken e Veriut nga zezaket kur moren ne dore instrumentat e te bardheve. Eshte nje muzike shume inteligjente dhe e bukur, por nuk ka lidhje me Evropen dhe aq me pak me Beratin. Ne pergjithesi muzikantet shqiptare kane dashur te tregohen te vecante, duke sjelle zhanre muzikore qe nuk i njofin shqiptaret, dhe ne kete menyre nuk mund te gjykohen. Dy jave me pare ishte nje Festival ne Berat po me muzike Jazz, dhe i shkalloi Beratsit qe kane kengen tradicionale shume me te bukur dhe te kuptueshme nga populli. Po shperdorojne parate e projekteve keta sharlatene dhe po degjenerojne traditen shqiptare, e cila eshte ne rrezik.</p>
Add new comment