Paralajmërimi i anti-terrorit për Kuvendin e Kosovës mbi rrezikun vahabist. Express sjell raportin e plotë: Duan të krijojnë shtetin islam!

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:46

Departamenti i Anti-terrorizmit në policinë e Kosovës, ka lajmëruar Kuvendin që një dekadë më herët për rrezikun që kanosej nga rryma ekstremiste islamike, vahabizmi. Gazeta Express sjell të plotë alarmin që hetuesit policorë bënë në drejtim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2005.

“Në Kosovë pas lufte janë shfaqur disa rryma të ndryshme të sekteve fetare Islame, si vehabi, selefi, të cilat veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë”, u shkruanin policët deputetëve. Siç shkruajnë në këtë letër policët e anti-terrorizmit, gjatë vitit 2001 prezenca e tyre në Kosovë është shtuar dukshëm. Metodologjia të cilën e kanë aplikuar në Kosovë, ka qenë përmes organizatave të ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullatës civile, ndërsa qëllimi i tyre kryesor ka qenë përhapja e ideve vahabiste.

Policia kishte analizuar edhe qëllimet e tyre të largëta dhe për këtë e informoi Kuvendin, duke i thënë që vahabistët tentojnë të krijojnë Shtet Islam në Kosovë. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se po heton edhe imamë, derisa është raportuar që edhe Myftiu Naim Tërnava është nën hetime për pranimin e donacioneve të dyshimta.

 

Lexoni gjerësisht në linkun: http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-alarmoi-ne-kuvend-per-wahabizmin-para-nje-dekade-synojne-ta-bejne-kosoven-shtet-islamik-40173/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.