Has: Fëmijët gjejnë një granatë, babai ua heq nga dora dhe i shpëton, por humbet jetën

Postuar në 02 Shtator, 2014 05:45

Pasojat e militarizimit të zonës kufitare gjatë luftës së Kosovës, dhe të lëvizjes së sasive të armëve e mjeteve luftarake gjatë asaj periudhe, vazhdojnë të ndihen dhe të marrin jetë njerëzish. Musa Gjeca nga zona e Krumës e Hasit, ka qenë në banesë paraditen e sotme kur dy fëmijët e tij i kanë sjellë në shtëpi një granatë të cilën e kishin gjetur në një banesë të braktisur.

Sapo i ka parë i ati ia ka larguar nga duart duke tentuar ta hidhte diku larg, thotë Ora News. Në këtë moment granata i ka shpërthyer në dorë duke i marrë jetën atij, ndërsa fëmijët nuk janë lënduar, për fat të mirë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.