Basha pas mbledhjes me Grupin Parlamentar: Mazhoranca e verbuar nga ideja e Ramës për të qeverisur vendin pa opozitë

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit parlamentar tha të martën se: “Opozita do t’i përgjigjet me argumente dhe në mënyrë sistematike ligjeve që kjo shumicë imponon sipas tij në Kuvend”. Më tej ai ka shpërthyer me një sërë akuzash ndaj mazhorancës qeverisëse, e cila sipas tij në emër të oligarkisë që ndodhet në krye të saj shkel të drejtat e opozitës në Parlament. “Të gjithë jemi dëshmitarë se në 23 vite politikë ka ndodhur dhe do të ndodhë që presidenti kthen një ligj të votuar nga Parlamenti, sikurse ka ndodhur dhe do të ndodhë e kundërta. Deri këtu jemi në një dialektikë normale. Por e papranueshme është se dje kjo shumicë i hodhi dekretet e presidentit pa asnjë argument, ndryshe nga presidenti që i kishte kthyer me argumente këto ligje”, tha Basha.  Më tej ai vazhdoi duke thënë se mazhoranca është verbuar nga ideja e Edi Ramës për të qeverisur vendin pa opozitë.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.