Bushati-Baird vlerësojnë marrëdhëniet mes dy shteteve: Investimet kanadeze zënë një vend të rëndësishëm në Shqipëri

“Investimet kanadeze zënë një vend të rëndësishëm në Shqipëri”. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka pritur paraditen e së martës në zyrën e tij homologun kanadez, John Baird. Në konferencën e përbashkët për shtyp. Ministri i jashtëm kanadez ka theksuar se, bashkëpunimi i Kanadasë me Shqipërinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më tej dy ministrat kanë prekur edhe çështje me interes ndërkombëtar, si ajo e Ukrainës dhe rreziku nga avancimi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Përket terrorizmit, John Baird ka vlerësuar partneritetin me Shqipërinë në luftën kundër këtij fenomeni. Ndërsa ministri Bushati, nga ana e tij, nënvizoi se kontributi i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit do të jetë në sinkronizim të plotë me partnerët e saj.
L.V
Add new comment